Gjurmët e dimrit me borë e ngrica janë akoma te dukshme në Durrës. Përveç palmave që u thanë nga plazhi deri në qytetin e Durrësit, tharjes nuk i kanë shpëtuar as pemët e tjera halore, në krah të prefekturës dhe gjetkë. Janë bredha të llojeve të ndryshme, që janë tharë disa pjesërisht, disa thuajse tërësisht. Viktima të dimrit të egër kanë mbetur palmat anembanë qytetit që u mbollën në mandatin e parë të Rilindjes. Drurët halorë i rezistojnë të ftohtit, por dimri i 2017 ka qenë më i egri në vitet e fundit. Por, pas dimrit të egër edhe stina e verës ishte shumë e thatë.

Bimësia në Durrës në 2017-tën është përballur me dy ekstreme temperaturash, duke bërë që një pjesë e kësaj bimësie të thahet.

Palmat që i shpëtuan dimrit, por edhe drurët e tjerë zbukurues apo shkurret po thahen për mungesë uji në Durrës.

K.H.