Termometri në Greqi ka shënuar 47 gradë celsius, shifër kjo rekord në 40 vitet e fundit.
Këto temperatura ekstremisht të larta pritet që të zgjatin gjatë gjithë javës.
Qeveria greke është vënë në gatishmëri të aktivizimit të situatës së jashtëzakonshme, duke bërë që nga dita e sotme deri të enjtën ka udhëzime të posaçme për ndalimin e punës nga punëtorë që janë të ekspozuar në ambiente të jashtme, si në sektorin publik ashtu dhe privat, duke u fokusuar kryesisht në orarin 12.00-16.00.
Pas alarmit të meteorologëve, zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri. Gjatë ditëve të fundit në Greqi janë regjistruar 50 vatra zjarri si në pjesën kontinentale ashtu edhe në ishujt e vendit.





