Këtë të martë do të kemi dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit në pothuajse gjithë ditën.

Por herë pas here parashikohet që të ketë dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore dhe nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Republika e Kosovë në pjesën më të madhe do të dominohet nga moti i kthjellët në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Veri të Kosovë, por  nuk do të krijojnë mundësi për reshje.