Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin në territor mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.
Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do ti bëjnë më të dukshme vranësirat në zonat malore, duke gjeneruar shira të pakët pjesërisht në Veri të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë në Kosovë intervale të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat Veriperëndimore vranësirat të bëhen më të dukshem duke krijuara edhe mundësi për momente të pakta me pika shiu. Temperatura maksimale në orët e mesditës do të rregjistrohet në qytetin e Gjakovës me 31 gradë.