Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën Perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të lehta. Por pas mesdite vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku pritet të shfaqen edhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.