Këtë fillim jave, në orët e para të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore, ku dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në Juglindje të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, orët vijuese sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona, duke bërë që në vend të ketë më shumë orë me diell.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Vijojnë të jenë prezente vranësirat e shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës, duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore në zona të izoluara. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht motin në vend.