Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit “Tempulli”, dispononte të dhëna në lidhje me aktivitetin kriminal të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në të cilin janë implikuar disa shtetas. Bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se shtetasit e mësipërm, merren me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit Kokainë dhe Heroinë dhe Canabis Sattiva, në qytetin e Tiranës, këta shtetas njihen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Në vijim të këtij operacioni, me kërkesë të prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, në mungesë, ndaj 62 personave nën hetim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për personin nën hetim shtetasin me iniciale C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/1  të Kodit Penal.

-Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 274 Akti Regj.Them datë 29.01.2024, ka vendosur:

-Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të arrestuarit E. C.

-Vazhdimin e mases se sigurimit ” arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.121 akti, datë 17.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale E.C, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se“arresti në burg.

Në përfundim të gjykimit, datë 14.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 274 regj. them, datë 29.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për personin nën hetim shtetasin me iniciale B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/1  të Kodit Penal

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 343 Akti datë 05.02.2024, ka vendosur:

-Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të arrestuarit M. B.

-Vazhdimin e mases se sigurimit ” arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.121 akti, datë

17.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale M.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se“arresti në burg.

Në përfundim të gjykimit, datë 28.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 343 regj. them, datë 05.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale P, Z. H, A. A, E. Sh, K. A, L. S, E. C, K. Sh, E. Ll, E. P, I (Sh) C, S.  M, Y. M, F. Sh, R. Ll, E. M, I. B, E. B, O. N, Xh. S, F. K, S. S, M. S, M. K, A. D, Xh. K, B. T, D. O, L. V, R. H, T. Xh, O. A, R. Ç, G. D, A. S, K. S, A. D, M. K, F. M, V. D, L. B, F. K, G. D, O. Xh, B. K, E. B dhe E. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja  e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283  të Kodit Penal.

-Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 200 Regj.Them datë 24.01.2024, ka vendosur:

  1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal ndaj personave nën hetim P, Z. H, A. A, E. Sh, K. A, L. S, E. C, K. Sh, E. Ll, E. P, I (Sh) C, S.  M, Y. M, F. Sh, R. Ll, E. M, I. B, E. B, O. N, Xh. S, F. K, S. S, M. S, M. K, A. D, Xh. K, B. T, D. O, L. V, R. H, T. Xh, O. A, R. Ç, G. D, A. S, K. S, A. D, M. K, F. M, V. D, L. B, F. K, G. D, O. Xh, B. K, E. B dhe E. M.
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”, të parashikuar nga Neni 238 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personave nën hetim P, Z. H, A. A, E. Sh, K. A, L. S, E. C, K. Sh, E. Ll, E. P, I (Sh) C, S.  M, Y. M, F. Sh, R. Ll, E. M, I. B, E. B, O. N, Xh. S, F. K, S. S, M. S, M. K, A. D, Xh. K, B. T, D. O, L. V, R. H, T. Xh, O. A, R. Ç, G. D, A. S, K. S, A. D, M. K, F. M, V. D, L. B, F. K, G. D, O. Xh, B. K, E. B dhe E. M, me vendimin Nr.121 Regj.Themeltar, datë 17.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  3. Zevëndësim e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim K, me vendimin Nr.121 Regj.Themeltar, datë 17.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në atë “Arrest shtëpie”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
  4. Zevëndësim e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim Xh me vendimin Nr.121 Regj.Themeltar, datë 17.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në atë “Arrest shtëpie”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
  5. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale E. M, O. N, S. S, D. O, O. A, L. B, B. K, A.  P, E. Sh, L. S, E. P, F. Sh, M. S, M. K, A. D, K. Sh, F. M, E. B, Z. H, E. B, F. K, V. D, E, L, Y. M, E. M, L. V, I. B, A. S, Xh. K, F. K, G.D,  O. Xh, B. T dhe K. S të cilët respektivisht kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë se“arresti në burg”.

Në përfundim të gjykimeve, sot më datë 02.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri,  vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 200, date 24.01.2024 te Gjykates se Shkalles se Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane ne lidhje me ankuesit E. M, O. N, S. S, D. O, O. A, L. B, B. K, A.  P, E. Sh, L. S, E. P, F. Sh, M. S, M. K, A. D, K. Sh, F. M, E. B, Z. H, E. B, F. K, V. D, E. L.

-Ndryshimin e vendimit nr. 200 akti, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj personave nën hetim Y. M, E. M, L. V, G. D,  I. B, A. S, Xh. K, F. K, O. Xh, duke vijuar procedimi penal me masën e sigurimit personal “arrest në shtepi” sipas nenit 237 të K.Pr.Penale.

-Ndryshimin e vendimit nr. 200 akti, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj personave nën hetim B. T dhe K. S, duke vijuar procedimi penal me masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.