Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, goditje këto ndaj fenomeneve kriminale.
Balla theksoi se gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar dhe proceduar 42 shtetas.
“Policia e Shtetit vijon përmes operacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit” goditjen sistematike të fenomeneve kriminale në
territor. Gjatë 48 orëve të fundit, janë 42 shtetas të arrestuar/të proceduar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe Kukës.”, thuhet në njoftim.