Në një prononcim për mediat, nga gjimnazi “Sami Frashëri”, kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, bëri të ditur se nga faza e dytë e operacionit “Tempulli 2” janë goditur anëtarët e 7 grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.   

273 persona u vunë në prangat e Policisë së Shtetit, në fazën e dytë të operacionit “Tempulli 2”, i shtrirë në disa qytete të vendit e me fokus goditjen e shpërndarjes së drogës pranë shkollave.  

Rrumbullaku tha gjithashtu se “faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por me të gjitha zonat komunitare në të gjitha qytetet e Shqipërisë”.