Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 33-vjeçarin, Alfred Gjoka, pasi kishte fshehur doza kokaine në trup.

Dozat e kokainës që ishin gati për t’u shitur nga 33-vjeçari, u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, forcat e Posaçme Operacionale, forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Bulqizës, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A.Gj., ku i’u gjetën të fshehura në trup, dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të dozave të kokainës, shtetasi A.Gj., 33 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili do ti shiste dozat me lënde narkotike kokainë, në qytetin e Bulqizës.