Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

I riu u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në automjetin që drejtonte. Në rrugën “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte K. K., dhe gjatë kontrollit, kanë gjetur kanabisin që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit me iniciale K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.