Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme.
Shkak për thirrjen e Karçanajt janë bërë hetimet që SPAK ka nisur në lidhje me tenderat që ka dhënë AKSH-i.
Gjate dy javëve të fundit dhjetra punonjës të AKSH-it në institucionin qëndron, por edhe të deleguar pranë disa ministrive, janë paraqitur për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime në SPAK.
Burimet i thanë “Ora News” se disa procedura prokurimi të dyshuara me shkelje ligjore janë përfshirë në një procedim penal që po hetohen nga prokurori Bledar Maksuti.
Në kuadër të hetimeve të AKSHI-t në pyetje është marrë drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni Ermal Beqiraj.
Kujtojmë që në fillim të muajit nëntor, Partia Demokratike ka denoncuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit se ka bërë kontrata të dyshimta me vlerë miliona euro.
Sipas Partisë Demokratike janë shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025, duke përdorur procedura të mbyllura dhe pa transparencë, me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, dhe me të njëjtin përfitues në çdo rast.
Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto kontrata dhe të japë përgjigje për pyetjet thelbësore që prekin interesin publik.





