DURRËS, 22 korrik 2014 –  Bashkia e Durrësit nuk shpall rezultatet e dy maksi-tenderëve (për ndërtimin e rrugës së re paralel me murin e portit, me një fond rreth 2 milionë euro dhe projektin e realizimit të korsive të biçikletave, gjelbërimit dhe ndriçimit në rrugën “Pavarësia” në Plazh me një fond 1,2 milion euro), pasi pret vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, ku janë ankuar dy firma.

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Z. Vangjush Dako i tha “Dyrrah”-ut, më 22 korrik 2014, se sulmi i bërë në një të përditshme të majtë nuk është politik, është thjesht pakënaqësi, pasi botuesit kanë marrë pjesë në të dy tenderët dhe nuk janë shpallur fitues.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/