Në ditën e parë të muajit shkurt, Ndërmarrja Rruga Durrës ka shpallur tenderin për “Blerje Asfalti pёr Rrugё Urbane dhe Rurale 2021”.

Procedura e tenderit është e hapur dhe ftohen të gjitha kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në të.

Fondi limit i tenderit kap një vlerë të konsiderueshme, rreth 350 milionë lekë të vjetra.

Krahas këtij tenderi, bashkia Durrës ka hapur tendera edhe për 6 rrugë në qytet dhe njësi administrative, të cilat presin të rikonstruktohen në muajt në vijim.

Bëhet fjalë për rrugët “Tepelena”, “Shën Pjetër”, “Shkumbini”, “Danubi” si dhe dy në njësitë administrative Manzë dhe Katund i ri.

Në total, fondi që pritet të shpenzohet për rikonstruksionin e këtyre akseve është rreth 310 milionë lekë të reja.

Pavarësisht se çdo vit shpenzohen shuma të konsiderueshme nga buxheti i bashkisë apo i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për infrastrukturës rrugore në Durrës, ato vazhdojnë të përmbyten rregullisht sa herë që në qytetin bregdetar regjistrohen reshje të dendura shiu.