Tiranë, 11 prill 2014 – Prokuroria ka sekuestruar te gjitha materialet e publikuara nga “ABC News”, qe lidhen me dyshimet per implikim te kompanise “Crown Agents”, ne falsifikimin e dokumentave te 10 automjeteve. Burime nga organi i akuzes bejne me dije, se do te kerkohen shpjegime nga kompania dhe 4 firmat e tjera te skualifikuara, ne tenderin e blerjes se makinave.

Prokuroria e Përgjithshme, sekuestron materialet e publikuara nga “ABC News”, për tenderin e blerjes së 10 makinave, nga kompania angleze “Crown Agents”, e cila është kontraktuar nga qeveria Rama, për të kontrolluar doganat shqiptare.

Zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla, mesditën e së premtes, ka marre në dorëzim gjithcka te bere publike nga “ABC News”, lidhur me dyshimet e falsfikimit të dokumenteve, gjatë tenderimit dhe blerjes së 10 makinave të llojit “Land Rover Defender”.

Sipas akuzës, do të verifikohen të gjitha procedurat, që nga hapja e konkursit, shpallja e fituesit, procedurat e ndjekura të blerjes e më pas sjelljes në Shqipëri të 10 automjeteve, faturat tatimore, si dhe të gjithe dokumentacionin e dorëzuara nga kompania qe ka bere shitjen në Doganën e Durrësit, ku edhe është kryer zhdoganimi i mjeteve. Gjithashtu, prokuroria saktësoi, se gjatë fazës së verifikimit të materialeve dhe provave të publikuara nga “ABC News” do të kërkohet edhe qe 4 kompanite e skualifikuara, te japin argumentet e tyre mbi shkeljet e pretenduara.

Nga ana tjetër, pavarësisht publikimit të fakteve, që krijojne dyshime për një skandal në tenderin e parë të organizuar nga kompania angleze “Crown Agents”, zyra ligjore e saj, qe ka bërë edhe prokurimet për blerjen e 10 makinave,  “Kalo & Associate”, nuk ka bere asnje koment. Po keshtu nuk preferon te flase as kompania fituese e tenderit. 

“ABC News”, publikoi të dhënat, që faktojnë, se firma fituese e tenderit, që ka sjellë nga Anglia 10 makinat, rezulton me parametra mjedisorë të kategorisë “EURO 2”,  por në letrat me të cilat, janë regjistruar automjetet kur kanë hyrë në Shqiperi, ato janë shënuar të kategorisë “EURO 5”. Siç duket në këto dokumente zyrtare të origjinës së makinës, ky mjet me këto të dhëna specifike dhe numër shasie, rezulton i renditur në kategorin mjedisore “EURO 2. Por e njëjta makinë, e regjistruar dhe zhdoganuar në doganat shqiptare, që menaxhohen nga vetë “Crown Agents”, është përshkruar si e kategorisë mjedisore “EURO 5”, duke falsifikuar kështu të dhënat specifike të mjetit. 

Me nisjen e këtij verifikimi, i mbetet organit të akuzës të provoje dhe zbardhe përgjegjësite penale për personin apo kompanine, që ka falsifikuar dokumentet. Po keshtu Prokuroria duhet tu jape pergjigje dyshimeve mbi përfshirjen e kompanisë angleze “Crown Agents” në kryerjen e veprës penale të “fshehjes së të ardhurave” për tiu shmangur detyrimeve tatimore. 

/ABC news/