5shtator 2015 – Ngjarja e ndodhur në Laç në fakt ishte denoncuar më herët nga PD. Duke marrë shqetësimin e palës së dëmtuar, Cali, më 7 prill të këtij viti, PD akuzoi Ramën se i kishte dhënë tenderin për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut, vëllait të deputetit të PS-së, Armando Prengës.
Sipas PD-së, kryeministri Rama i dha lagunën e Patokut, vëllait të deputetit me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike. Shehu ka publikuar aso kohe edhe dokumentet që sipas tij tregonin se kompania u krijuar vetëm prej dy muajsh e vëllait të deputetit Prenga ishte shpallur fituese e tenderit. Nga ana e Ministria e Bujqësisë i cilësoi akuzat e PD-së si politike. MB deklaroi se procesi i dhënies në administrim i kësaj lagune është bërë me konkurrim të hapur dhe sipas ligjit.
Shkëlzen Berisha
Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, reagoi për këtë ngjarje në Facebook. Tepër aktiv për çështjet e ditës, ai deklaroi se “tashme nuk ka me dyshime per grupin e krimineleve qe punojne deputet me kohe te pjesshme dhe tutore, trafikante e vrases me kohe te plote, brenda dhe jashte parlamentit.
Lajmi se njeri prej tyre qelloi e plagosi 4 qytetare, vjen po aq natyrshem sa lajmi qe, kolegu i tij deputet, ka vrare njerez e madje police, apo kolegu tjeter ka trafikuar droge, apo qe tjetri ka trafikuar femra apo qe kryetari i tyre porosit vrases per te hequr qafe deputete, apo qe familjari i x deputeti tyre vrau 4 vete se nuk u burgos kur vrau vetem nje. E keshtu lista vazhdon e zgjatet e zgjatet …”, thotë Berisha.
“Por ajo qe e ben kete histori edhe me te vecante ne shemtine e saj, jane aresyet perse deputeti ka plagosur 4 anetaret e familjes Cali. Nen presionin e deputetit, Rama ka urdheruar ministrite perkatese te mos rinovojne licencen e peshkimit per familjen Cali, qe kishte mbi 20 vjet qe e ushtronte kete profesion, per t'ja dhene kete dhurate "ekskluzivisht" Valentin Prenges, vellait te deputetit. Pra Rama vendosi qe i gjithe peshku i lagunes se Patokut duhet te ngece ne rrjeten e Prengeve, ndersa te tjeret nese duan te hane duhet te punojne per ta, ose te nisen per ne emigracion”, shprehet Shkëlzen Berisha, duke ironizuar në fund: “Ju lutem mos harroni kuponin tatimor”.
/Portali DurresLajm/