Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se qeveria e PD-së nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme e deri në datën 15 maj të vitit që vjen. Berisha tha se lgji shqiptar ndalon në mënyrë kategorike prokurimet 4 muaj para zgjedhjeve. Ai shtoi se Porto Romano është vjedhja më e madhe në histori ndaj këtij kombi, pasi dënon çdo shqiptar, dënon taksapaguesit shqiptarë me 1.3 miliardë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Çështja e tretë që unë dua të sjellë në vëmendje. Qeveria po shfrytëzon ditët e fundit të vitit për të mbuluar në një farë mënyrë, vjedhjen më të madhe të kohërave, që është vjedhja në portin e Durrësit. Pasi anulloi për arsye pazaresh tenderin e parë, ajo po shpall këto ditë tenderin 400 milionë euro për fazën e parë të portit në Porto Romano.
Natyrisht fituesi është përcaktuar, por unë jam sot këtu për tu bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të mos bëhen bashkëpunëtore në një krim më të madhin që kanë njohur shqiptarët në rrafshin ekonomik, sepse qeveria e PD në mënyrë absolute nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme gjer në datën 15 maj të vitit që vjen. Ligji shqiptar ndalon në mënyrë kategorike prokurimet 4 muaj para zgjedhjeve.
Por përveç kësaj Porto Romano është vjedhja më e madhe në histori ndaj këtij kombi, pasi dënon çdo shqiptar, dënon taksapaguesit shqiptarë me 1.3 miliardë euro dhe unë zotohem që ai projekt nuk do të ndodhë kurrë, por 1.3 miliardë euro do të ju kalojnë rroga e pensione shqiptarëve. Porti i Durrësit, port mijëra vjeçar, do të funksionojë, do të përmirësohet, do të thellohet sipas të gjitha projekteve ekzistuese për këtë port, dhe kurrë shqiptarët nuk do të ndërtojnë me taksat e tyre një port të ti, në mënyrë që Edi Rama të ndërtojë parajsën e vet me arabin e tij, Alalabarin dhe çunat e Dubait në Durrës në kurriz të qytetarëve shqiptarë.