Është zyrtare: Novak Djokovic do të jetë në Australi. Pas anulimit të prezencës në ATP Cup, që kishte vënë në mendime tifozët, si dhe faktit që kanë mbetur relativisht pak ditë nga nisja e Australian Open, grand slemit të parë sezonal, vjen më në fund një lajm zyrtar në lidhje me prezencën e numrit 1 në botë, i cili edhe pse nuk ka kryer vaksinimin për Covid-19, ka marrë një leje speciale për të fluturuar në Australi.Lajmi vjen nga rrjetet sociale zyrtare të serbit, ku u postua një foto në të cilën shfaqej në aeroport, ndërsa shkruhet ‘Kalova një kohë fantastike me të dashurit e mi dhe tani po shkoj në Australi me një leje të veçantë”.
Janë këto fjalët e Djokovic që në këtë mënyrë mund të mbrojë titullin që fitoi një vit më parë në Melbourne, në kërkim të titullit të 10 të Australian Open për të në karrierë”.Gjithsesi vlen të theksohet se lajmi ka shkaktuar menjëherë një vorbull të fortë polemikash, mbi të gjitha në rrjetet sociale. Kjo pasi në Australi sapo është regjistruar një rekord infektimesh në 24 orët e fundit, rreth 50 mijë, më saktësisht 47.738 , shumica e të cilave prej variantit të ri Omicron.