Tenisti Arlis Muka është durrsaku që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat e EYOF në Sllovaki.
Bashkë me të në tenis është dhe Amina Xhaferri.
Shqipëria përfaqësohet me 11 sportistë në 6 disiplina: atletikë, badminton, çiklizëm, xhudo, not dhe tenis.
“ European Youth Olympic Festival” do të zhvillohet në Banska Bystrica të Sllovakisë nga 24 deri 30 korrik 2022.