Një skenë jo e këndshme ka ndodhur në Ligën e Dytë Spanjolle, ku portieri i real Oviedos u sulmua nga disa lojtarë të Sporting Gijonit.

Në këtë sfidë që cilësohet një derbi në Spanjë, Ovideo fitoi me shifrat 1-0 dhe festa e portierit nuk u prit mirë nga lojtarët kundërshtarë.

Në fillim, Hoan Femenias shihet duke debatuar me një prej rivalëve të tij.

Më pas shtatë lojtarë të tjerë erdhën dhe e sulmuan portierin në një mënyrë të dhunshme.

Ende nuk dihet se pse ndodhi vërtet kjo ngjarje, por pas përfundimit të takimit, trajneri i Real Oviedos i kërkoi falje tifozëve dhe lojtarëve të Sporting Gijon, nëse ata janë ndjerë të ofenduar nga festa e portierit të tij.