Dhjetra qytetarë dhe familjarë të të arrestuarve kanë bllokuar rrugën përballë Gjykatës së Tiranës.
Ata janë ulur në mes të rrugës duke bërë të pamundur kalimin e makinave.
Qytetarët kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve të ditës së shtunë për shkak se morën pjesë në protestën e Kalimashit kundër tarifës së Rrugës së Kombit.





