Një episod i shëmtuar është regjistruar mëngjesin e ditës së djeshme në “Veronello”, qendrën stërvitore të Kievos, teksa skuadra verdheblu kishte zbritur në fushë për të nisur seancën me dyer të mbyllura përpara ndeshjes së sotme ndaj Krotones.

Rreth orës 11:15 një grup personash të dhunshëm, të shkëputur nga tifozëria e organizuar e Kievos, ka kërkuar hyrjen në terren për të folur me lojtarët.I thirrur nga përgjegjësi i sigurisë, është paraqitur menjëherë menaxheri i skuadrës, Marko Paçone (ish-sulmues i Veronës, Juves e Atalantës).

Në ato momente ka lindur një diskutim i ndezur, derisa një nga djemtë e grupit ka goditur në fytyrë Paçonen me shuplakë. Në vend kanë mbërritur e ndërhyrë karabinierët (forcat italiane të rendit) të Bardolinos, të cilët qëndruan në “Veronello” deri në 13:40.