7 dhjetor 2015 – Spektakli i së hënës “Dance With Me” duket se ka nisur me një atmosferë jo të këndshme sa i takon vlerësimit të jurisë për konkurentët. Protagonistët janë bërë Albi Nako dhe Labinot Gashi.

Po çfarë ndodhi dhe si nisi e gjitha?

Pas debutimit të koreografisë së Labit me Arilenën, Albi i ka dhënë një vlerësim të ulët me vetëm 5 pikë. Ky i fundit nuk ia kurseu Albit dhe në moment iu kthye: "Ne nuk kemi bërë prova mjaftueshëm këtë javë Albi për shkak se ti ke qenë i angazhuar me Këngën Magjike". Kaq ka mjaftuar që kryetari i jurisë t'i kundërvihet:"Ti Labi nuk ke gojë të flasësh sepse ti sa vjen në Tiranë nuk i bie telefonit tim për prova por merr balerinin për të dalë nëpër clube natën. Ma ke shqetësuar balerinin edhe në 2 të natës që e merrje në telefon".

Por duket se Labi nuk është mjaftuar vetëm më kaq, ai ka rrëmbyer një moment tjetër gjatë spektaklit duke u shprehur: "Nuk dua që jeta ime private të përfshihet në spektakël Alketa, unë normal që edhe jetën e natës e shijoj".

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për ndonjë reagim tjetër të kryetarit të jurisë….

/portali DurresLajm/