Irritimi ka qenë i madh, nervozizmi gjithashtu sepse ky eliminim nga Kupa e Mbretit ishte i patolerueshëm për Realin e Madridit, aq më shumë duke parë faktin se luanin në stadiumin e tyre.

Disfata me Leganesin është një turpërim që shumëkush në dhomat e zhveshjes nuk e ka pranuar dhe flitet për një tension të madh, ndoshta duke iu drejtuar edhe trajnerit Zidan për zgjedhjet e tij.

Dhe të gjithë këtë, e konfirmoi edhe sjellja e lojtarëve, pas daljes nga dhomat e zhveshjes. Edhe pse lojtarët e Realit janë të detyruar që të japin reagime, për rrjetin “BeIn Sport”, ata kanë dribluar mikrofonat, së bashku me trajnerin Zidan duke treguar se nervozizmi ishte në maksimum.