28 nëntor 2015 – Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, brenda selisë së partisë. Me pranga në duar, Kurti është shoqëruar drejt autoblindës dhe më pas u largua nga selia e Vetëvendosjes.

Arrestimi i tij ndodhi pak minuta pasi Albin Kurti, edhe pse me fletë-arresti, mori pjesë në manifestimin e opozitës kundër marrëveshjes me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi dhe mbajti një fjalim.

Policia përmes një deklarate zyrtare, informoi se nuk e kreu arrestimin e Kurtit në protestë për të mos përshkallëzuar situatën, por menjëherë më pas u drejtua nga selia e Vetëvendosjes ku aktivistët shoqëruan Kurtin. Pas një situate tensioni e cila zgjati për gati 1 orë, policia hyri me forcë në seli dhe arrestoi Albin Kurtin.

Policia shoqëroi gjithashtu dhe disa aktivistë të Vetëvendosjes.

/portali DurresLajm/