Pprotesta e opozitës vijon para parlamentit, ndërsa brenda po zhvillohet seanca normale parlamentare me deputetët zëvendësues.

Ka momente kur ka tension mes protestuesve dhe policisë. Me thirrjet "Rama ik" protestuesit tentojnë të çajnë kordonin.

Ish-deputetë demokratë dhe të LSI-së po mbajnë fjalime para kuvendit. Policia është vendosur kordon ndërsa disa metra më tutje në gadishmëri janë dhe forcat speciale.

"Nuk ka kthim psa deri në fund, deri në rrëzimin e Ramës" tha Klevis Balliu. Ndërsa Klajda Gjosha falenderoi Petrit Vargun i cili nuk pranoi mandatin dhe shtoi "Turp për ata që pranuan mandatin!"