Forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar mëngjesin e sotëm për të prishur banesat në Bregun e Lumit.

Në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike shihen banorët të cilët protestojnë ndaj forcave policore, të cilët i sulmojnë me gurë, ku në një moment shfaqet mbuluar nga gjaku edhe një qytetar.

Ashtu si edhe një ditë më parë, në mbështetje të banorëve janë ish-deputetët e djathtë, Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku.

38 banesa në këtë zonë janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizmit ndërsa banorët kërkojnë dëmshpërblim para se të vijohet me projektin e zgjatimit të Bulevardit të Ri.