Përplasje fizike, tensione dhe ulërima në përplasjen e sotme mes policisë dhe banorëve protestues tek Unaza e Re në Tiranë.
Teksa banorët kanë bllokuar rrugën, në të cilën pritej të kalonte Kryeministri Edi Rama, situata ka degjeneruar në përplasje të dhunshme.
Në vend kanë mbërritur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me maska e skafandra, ndërkohë që banorët janë ankuar për hedhjen e sprajit.
Pas përplasjes furgoni i policisë ka shoqëruar ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliun dhe disa banorë protestues. Në këtë moment ka degjenuar dhe situata, pasi banorë të tjerë kanë tentuar që të ndalojnë shoqërimin e personave.





