Tension jashtë selisë së Partisë Demokratike mes një militanteje demokrate në krahun e Lulzim Bashës dhe Evi Kokalarit.

“Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit.

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”– u përgjigj Kokalari.

“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD.

“Mos më prek me dorë”, i kthehet Kokalari.

Albana Vokshi komentoi ngjarjen.

“Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë.”