Frikë për rikthimin e luftës mes Pakistanit dhe Indisë.
Ushtarët e dy vendeve kanë shkëmbyer zjarr në rajonin e diskutuar të Kashmirit përgjatë asaj që quhet "vija e kontrollit".
Pakistani akuzoi Indinë se trupat e saj sulmuan një postë ushtarake në Haji Pir në zonën e Kashmirit të administruar nga Islamabadi.
Nga sulmi, sipas autoriteteve pakistaneze, ka mbetur i vrarë një ushtar i tyre, ndërsa një tjetër është plagosur.
Të kundërtën pretendojnë autoritetet indiane.
Sipas tyre kanë qenë ushtarët pakistanezë ata që kanë hapur zjarr të paprovokuar më parë në një postë ushtarake indiane pranë zonës neutrale.
Kashmiri prej më shumë se 60 vjetësh mbetet një mollë sherri mes dy vendeve.
Përplasja më e ashpër mes tyre ishte në konfliktin 13-ditor të vitit 1971, një konflikt që megjithëse i shkurtër ishte mjaft i përgjakshëm me pasoja të mëdha sidomos në civilë.