Tensione në protestën e Rinasit. Pasi policia ka kërkuar që banorët të hapin rrugën, këta të fundit janë përplasur me efektivët. Ndërkohë, nuk kanë munguar as konfrontimet fizike, ndaj është dashur ndërhyrja e FNSH-së, e cila ka krijuar dhe një kordon.

Ndërkohë, kryeplaku i fshatit iu bëri thirrje banorëve të zonës që të lirojnë rrugën, pasi kishte marrë garancinë e autoriteteve për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Erdhëm për paqe nuk erdhëm të kapemi me ju. Ikni ore te shtëpia juaj, kapni kriminelët, shkoni në Ukrainë atje, ndihmoni Ukrainën. Me ne bëni trimin ju? Është turp o burrë”, tha një qytetari.

Protesta vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.