Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë diskutuar dje me tone të larta në takimin me dyer të mbyllura të gjashtë Presidentëve të Ballkanit të mbledhur në Shkup në kuadër të Samiti të Brdo Brijunit.
Bisedat më të nxehta kanë qenë mes dy Presidentëve, atij kosovar e serb. Madje Vuçiç ka thënë në takim se nuk i beson aspak Hashim Thaçit dhe këtu ka nxjerr në pah se si, sipas tij, Kosova nuk i ka konkretizuar asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Ndërkohë që Presidentët e vendeve të tjera janë shprehur të qetë dhe kanë folur për temat në përgjithësi, kanë qenë Thaçi e Vuçiç që kanë pasur shkëmbime jo edhe aq të qeta. /klankosova