Po vijon me debate të ashpra seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i dha fjalën Lulzim Bashës dhe jo Berishës, ndërsa ky i fundit ndodhej te Foltorja e Kuvendit.Të pranishëm rreth foltores kanë qenë edhe deputetë të tjerë demokratë si Edmond Spaho, Asllan Dogjani, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Albana Vokshi.
Kjo ka bërë që garda të rrethojë foltoren.
Pas “protestave” nga ana e deputetëve opozitarë, garda është larguar.
Tensionët nisën pasi opozita kërkoi kryeministrin Rama në Kuvend për t’u përgjigjur rreth qëndrimeve të tij për Kosovë.