Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike, teksa në Kuvend mbante fjalën ministri Taulant Balla.

Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja i dha fjalën ministrit, ndërsa demokratët protestuan.

I pari që shkoi drejt Foltores ishte deputeti i PD, Flamur Noka dhe më pas edhe deputetët e tjerë të opozitës.

Ndërkohë në këto momente, foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ku herë-herë shtyheshin nga demokratët.

Spiropali: Mos bëni skema këtu se e keni marrë fjalën sa herë keni dashur. Uluni në vend se do ndërpres seancën

Balla: E kuptoj shumë mirë dhimbjen që ka filluar të ndjejë opozita se po vjen 11 maji. Aq thellë do t andjeni dhimbjen sa më 11 maj të gjitha humbjet e tjera që keni pasur do ju duken lule. Hapu pak. Njeriu duhet të bëjë njëherë llogaritë e veta. Ja këta janë qesharakët

Spiropali: Uluni në vend që të diskutojmë me diskutimet. Uluni në vend!

Balla: Jeni qesharak që ju përdor ai plaku, bufi i kënetës, ta harroni ju! Ne do ju mundim  më thellë se asnjëherë tjetër. Kaloja Gazit se e njeh më mirë.