Tensione ka pasur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, e cila është mbyllur vetëm disa sekonda pasi ka nisur.
Drejtuesja e këtij komisioni, Klotilda Bushka ka njoftuar ndërprerje të punimeve, duke u shprehur se nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.
Ajo deklaroi se deputetët do të njoftohen për mbledhjen e radhës.
Deputetët e opozitës që ndodheshin në Komision, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes.