Tensione në protestën e opozitës. Është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit ishin drejt marshimit për të shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Edhe kreu i PD Sali Berisha shihet se ka vendosur maskë pas gazit të hedhur.
Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë që ishte vendosur dhe kanë nisur konfrontimin.
Në këtë moment policia ka hedhur ujë me presion dhe gaz lotjsellës duke synuar shpërndarjen e qytetarëve.





