Teksa protestuesit janë mbledhur dhe po protestojnë jashtë dyerve të Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të PD kanë zgjedhur që të “protestojnë”, brenda seancës plenare.
Ndërkohë seanca po vijon me tensione. Berisha dhe deputetët e PD kanë bllokuar foltoren, ndërkohë që ka reaguar garda duke rrethuar foltoren.