Tensione të forta janë vërejtur në Fier para disa momentesh në përballjen e policisë me protestuesit e shumtë që janë mbledhur me thirrjet "Rama ik!" në hyrje të qytetit të Fierit.
Protestuesit e prirë nga kreu i degës së PD, Luan Baçi, kanë lëshuar thirrje të forta me megafon, por policia i ka shtyrë ata për të mos lejuar t’i afrohen vendit ku pritet që kryeministri të zhvillojë takimin e ditës së dytë me socialistët.
Baçi deklaroi për mediat se policia është duke i provokuar, sepse ka futur civilë të saj në radhët e protestuesve.





