Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Në një postimi në rrjetin social “Twitter”, komisioneri Varhelyi iu bën thirrje të dyja palëve që të zvogëlojnë tensionet.

Ai kërkoi të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë.

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan Varheyli.