Tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë, teksa situata paraqitet e tensionuar.

Por, cilat janë ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme?

Donald Trump thotë se po synon një marrëveshje “më të mirë se një armëpushim” midis Iranit dhe Izraelit, duke shtuar se dëshiron “një fund të vërtetë” për konfliktin.

Komentet e presidentit amerikan vijnë në ditën e pestë të përleshjeve midis Iranit dhe Izraelit. Ja çfarë ka ndodhur tjetër:

Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme gjatë natës dhe në mëngjesin e hershëm.

Ushtria izraelite thotë se vrau një komandant të lartë ushtarak iranian, Ali Shadmani, në një sulm ndaj Teheranit dje në mbrëmje, ndërsa Izraeli thotë se Irani ka lëshuar 30 raketa drejt Izraelit këtë mëngjes.

Njerëzit në Teheran përshkruajnë rrugë “të mbushura plot” me trafik dhe stacione karburanti me radhë “disa kilometra të gjata” ndërsa shumë po marrin seriozisht paralajmërimet për evakuim.

Trump thotë se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore”, dhe duke iu referuar thirrjeve të tij të mëparshme për njerëzit që të evakuohen nga Teherani, ai shton “Unë vetëm dua që njerëzit të jenë të sigurt”.

Në Gaza, të paktën 45 persona janë vrarë nga të shtënat e ushtarëve izraelitë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamas. Ushtria izraelite thotë se është në dijeni të raporteve dhe detajet e incidentit janë nën shqyrtim.