“Homeland Justice” ka reaguar lidhur me aksionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në kampin e MEK në Manëz. Përmes një postimi në “Telegram”, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, thotë se e gjitha është pasojë e stregimit të muxhahedinëve në Shqipëri, tani vendi ynë sipas tyre duhet të vuajë pasojat.
“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës tuaj,” shkruajnë ata.
Pas aksionit të Policisë, MEK pretendon për një të vrarë dhe 100 të plagosur si pasojë e gazit të hedhur nga efektivët e policisë gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme. Mirëpo këto pretendime të bëra nga kampi janë hedhur poshtë nga policia të cilët për mediat kanë bërë me dije se nuk janë të vërteta.