Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuric.
“Express” raporton se pas arrestimit të Gjuriçit janë dëgjuar krisma armësh, sirena të policisë dhe të ambulancave.
Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare i kanë ndaluar hyrjen.
Gazeta Express raporton se Gjuriçin policia po e sjell nën pranga në Prishtinë.
Ndërkaq, pas kësaj, policia ka hedhur spraj ndaj qytetarëve serbë të cilët po protestonin para Shtëpisë së Kulturës në Veri.
Gjuric dhe Selakovic hyjnë në Kosovë pa leje
Sipas Ekspress, drejtori për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën.
Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake.