Grupi i PS-së propozon masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës, pas seancës së tensionuar plenare në Kuvend të enjten.
Sipas PS-së, deputetët që duhet të ndëshkohen janë:
Gazmend Bardhi, Luan Baçi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Ervin Salianji.
Deputetët e opozitës mbajtën fjalime me tone të ashpra, ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3 u rrëzua të enjten.
Flamur Noka së bashku me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe më pas ndërhyri Garda.
Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Nokën.