Komisioni i Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës është mbledhur këtë të martë.

Deputeti Edmond Spaho ndodhet live në rrjete sociale ndërsa është pjesë e mbledhjes, ku u shpreh se po shkelen të drejtat kushtetuese.

Opozita thotë se faktet që tregojnë se mbledhja e Sekretariatit për Proçedurat dhe Votimet është në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit.

“Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara?

Zonjë më lini të flas, nuk keni guxim të dëgjoni se keni frikë çfarë ju thotë Rama. A po më përjashton, ti e ke marrë vendimin, tani më dëgjo pse protestoj unë, mos më prit fjalën”, tha Spaho.