Pas ambasadës amerikane dhe asaj britanike ka ardhur edhe reagimi ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, lidhur me tensionet në Kuvend.
Në reagimin e tij ambasadori gjerman ju bën thirrje forcave politike që ëhstë thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit.
“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.
Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike.
Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.
Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, mbyllet reagimi i ambasadorit gjerman.