Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha sot në seancë se tensionet e shkaktuara nga opozita ishin të pritshme.
“Kjo që po bëni nuk quhet as opozitë, e dini si e ka emrin? Utopia. Ushtria e turpit opozitar. Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe.
Me të parën tërhiqet vëmendja, tërhiqet dhe njëherë më pas nxirren jashtë kësaj salle, ose kalojmë në votim e mbyllim këtë seancë derisa këta të mësojnë të sillen dhe të vijnë në seancë. Ishte e parashikuar kjo që bërë nga RAI 3 etj, nuk është hera e parë që ansambli utopia i ka bërë këto”, tha Spiropali.
Sipas saj “Në 2019 Flamur kur menduar që gjetët shkas ju për të djegur mandatet, nuk doni të kuptonit as atëherë, as tani se sapo kishte filluar dimri juaj.Dilni jashtë të gjithë se shtoni edhe numrin e protestuesve jashtë. Është më mirë të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e protestuesve se këtu jeni shumë pak”.