Tensione dhe përplasje në protestën që po zhvillon opozita në Tiranë, ndërsa ka pasur akuza për dhunë nga ana e forcave të rendit ndaj mbështetësve të opozitës.
Policia ka kërkuar zhbllokimin e rrugës në 5 akset që janë bllokuar nga protestuesit. Protestuesit janë përqëndruar te Bashkia, Ura e Elbasanit, sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Pallati me Shigjeta.
Policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë rrugët, ndërsa përplasjet pothuajse kanë nisur në të njëjtën kohë në të 5 akset e bllokuara.
Policia ka kërkuar zhbllokimin e rrugëve, që e konsideron vepër penale, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet fizike edhe mes deputetëve që janë shpërndarë në të 5 pikat ku po protestohet.