Përplasja me protestuesve dhe policisë edhe në protestën e sotme të opozitës, ka sjellë reagimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, thuhet në një reagim të shkurtër të shpërndarë për mediat nga zyra për shtyp e kreut të shtetit.





