Bashkimi Evropian mbështet sundimin e ligjit duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë që thonë se është objektiv i tyre”.

Kështu ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, arrestimet dhe deklaratat e politikanëve si nga Kosova edhe nga Serbia.

“Operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet. Operacione të tilla duhet të forcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit”, thuhet në përgjigje.

“Ne besojmë fuqishëm se më shumë bashkëpunim policor dhe gjyqësor është i nevojshëm prej të gjithë aktorëve për respektimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit. Operacioni i sotëm policor në Mitrovicë që ka në cak individë të dyshuar në tërë këtë rajon dhe tërë Kosovën, pas urdhëresave nga gjykatat, duhet të kryhet në përputhje të plotë me ligjin dhe të ketë komunikim të duhur. Ne jemi në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd dhe i thërrasim ata për përmbajtje të madhe“.