Deputetët e Parlamentit Evropian ditën e sotme kanë bërë një diskutim për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
“European Western Balkans”, shkruan se anëtarët propozuan që të “ngrinin” fondet që Serbia merrte nga BE në mënyrë që autorët të dilnin para drejtësisë.
Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiç, tha se gjendja aktuale mes Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e rëndë.
“Ky është një alarm i fortë se gjendja në veri të Kosovës është jashtëzakonisht e rëndë. BE po ndjek nga afër hetimet në vazhdim dhe pret që autorët të sillen para drejtësisë dhe se Serbia do të bashkëpunojë plotësisht, duke përfshirë parandalimin e kontrabandës së armëve,” tha ai.
Seanca e dytë plenare do të mbahet në 16 deri më 19 tetor të këtij muaj, ku Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë që dënon sulmin në Banjskë.